Mediat shtetërore ruse kanë publikuar pamje filmike të amerikanit Paul Whelan në një burg në Rusi.
Në lajmet e kanalit RT (Russia Today) u shfaqën pamje të ish-drejtuesit të kompanisë nga Miçigani në një burg të largët në Mordovia, në juglindje të Moskës.
Në video zoti Whelan duket përkrah të burgosurve të tjerë ndërsa punon në një makinë qepëse me uniformat e burgut.
“Sot është hera e parë që kam parë se si duket që nga qershori i vitit 2020”, e shpreh në një email vëllai i tij David Whelan.
Ai tha se kanali Russia Today kishte shkuar për ta filmuar zotin Whelan në burg në muajin maj dhe se kur ai kishte refuzuar, ishte ndëshkuar nga personeli i burgjeve. Në videon e publikuar, zoti Whelan dëgjohet t’i thotë personit që i drejton pyetje se nuk do t’i përgjigjet.
Nuk është e qartë se kur janë filmuar këto pamje. Zoti Whelan u ndalua në vitin 2018 dhe po vuan një dënim me 16 vite burgim për akuza spiunazhi.
Zoti Whelan dhe Uashingtoni mohojnë që ai të ketë bërë aktivitet spiunazhi në Rusi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...