Rusia tha më 18 korrik se trafiku rrugor është rihapur pjesërisht në urën kryesore që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë mbi ngushticën e Kerçit, pasi ajo ishte dëmtuar nga një shpërthim një ditë më parë.
Rusia ka fajësuar Ukrainën për shpërthimin, nga i cili humbën jetën dy persona dhe vajza e tyre u plagos rëndë.
Autoritetet ruse thanë se kanë goditur objektet në Odesa të Ukrainës dhe Mikolaiv, në shenjë hakmarrjeje për sulmin në urë.
Presidenti Vladimir Putin, i cili e ka prezantuar personalisht urën pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, u zotua për “një përgjigje” për atë që Rusia e quajti “sulm terrorist”.
Ukraina nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por mediat ukrainase raportuan se shërbimet e sigurisë kishin vendosur dy dronë detarë për të kryer operacionin.
Zëvendëskryeministri rus Marat Khusnullin, i cili është vënë në krye të punimeve për riparimin e urës, shkroi në Telegram mëngjesin e 18 korrikut se “transporti në Urën e Krimesë është rikthyer “.
Khusnullin tha se një pjesë e rrugës në urë është shkatërruar dhe do të duhet të rindërtohet, por se nuk ka dëmtime strukturore në shtyllat e urës. Ai shtoi se ura do të riparohet plotësisht deri më 1 nëntor.
Dëmi i shkaktuar në urë, e vetmja rrugë që lidh Krimenë me Rusinë, mund të ketë ndikim në aftësinë e Moskës për të furnizuar trupat e saj në Ukrainën jugore.
Më 17 korrik, Putini kërkoi propozime për të garantuar sigurinë e urës, e cila po riparohet për herë të dytë, për shkak të një sulmi të mëparshëm në tetor.
Ura rrugore dhe hekurudhore prej 19 kilometrash u hap në vitin 2018 dhe është një rrugë e rëndësishme transporti midis Rusisë dhe rajonit të Krimesë, të cilën Moska e aneksoi ilegalisht në 2014.
Ura u mbyll pjesërisht pasi një shpërthim i madh në tetor të vitit të kaluar dëmtoi strukturën e saj në atë që Moska pretendoi se ishte një akt terrorist.
Në fillim të këtij muaji, përmes një postimi në rrjete sociale që përkujtonte 500 ditët e luftës, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar dukej se pranonte përfshirjen e Ukrainës në sulmin e mëparshëm të urës.
Ajo përmendi se “273 ditë më parë, [ne] filluam goditjen e parë në urën e Krimesë për të prishur logjistikën ruse.”
Pas këtij incidenti, Rusia rindërtoi urën. Presidenti Putin drejtoi një makinë nëpër strukturën e restauruar më 5 dhjetor, pasi u kryen riparime të shumta./rel
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...