Një dron ukrainas është përplasur me një ndërtesë që shërben si depo e mbetjeve bërthamore në centralin në Kursk në perëndim të Rusisë të enjten, duke shkaktuar dëme në muret e ndërtesës. Kështu tha më 28 tetor Ministria e Jashtme ruse, duke u bërë thirrje qeverive të tjera të dënojnë Kievin.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse u tha se Ukraina duhet ta dijë që veprimet e saj mund të shkaktojnë një katastrofë bërthamore.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha qeverive që të dënojnë ashpër veprimet barbare të Kievit, të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe mund të çojnë në pasoja të pariparueshme”, tha zëdhënësja Maria Zakharova.
Një ditë më herët, Moska tha se kishte penguar një sulm me dron, ndërkaq dy agjenci të lajmeve raportuan se droni kishte shkaktuar dëme në fasadën e një depoje ku ruhen mbetjet bërthamore.
Zakharova tha se droni i mbushur me eksplozivë dëmtoi muret e ndërtesës ku ruhen mbetjet bërthamore, përderisa dy dronë të tjerë goditën ndërtesën administrative të kompleksit.
“Sipas të dhënave paraprake, dronët që u përdorën për të sulmuar centralin bërthamor, kishin komponentë që janë dhënë nga shtetet perëndimore”, tha ajo, duke shtuar se për sulme të tilla Kievi mund të ketë pasur lejen e aleatëve, apo edhe ka mundësi që aleatët e Kievit të kenë urdhëruar një sulm të tillë.
Centrali i Kurskut tha se pas sulmit, nivelet e rrezatimit janë normale dhe operacionet po zhvillohen normalisht.
Ukraina në përgjithësi nuk pranon apo mohon operacionet ushtarake brenda territorit të Rusisë, teksa lufta mes Moskës dhe Kievit është në muajin e 21-të.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...