Niveli i rrezatimi në lokacionin ku ndodhi shpërthimi i raketës vdekjeprurëse në veriun e largët të Rusisë është rritur 16 herë më shumë se ai normal, thotë shërbimi rus i motit.
Rosgidromet mati nivelet e rrezatimit në qytetin portual të Severodvinsk pas shpërthimit, transmeton portali arbresh.info.
Edhe në nivele më të larta, rrezatimi do të kishte dëmtuar shumë njerëz, thonë ekspertët bërthamorë.
Shpërthimi ndodhi në brigjet e qytetit në një strukturë ushtarake në Detin e Bardhë të enjten e kaluar.
Agjencia shtetërore bërthamore e Rusisë, Rosatom, tha që një motor me bërthamë po testohej.
Pesë nga shkencëtarët e saj u vranë dhe tre u plagosën në aksident, pranë fshatit Nyonoksa, tha agjencia.
Leximet për rrezatimin gama në gjashtë stacione testimi në Severodvinsk, një qytet me 180,000 njerëz, shkonin nga 4 deri në 16 herë norma normale prej 0.11 mikroskursë në orë, tha Rosgidromet.
Një lexim prej 1.78 mikrosievert në orë u zbulua në një stacion, shumë më lart se niveli normal, por nën nivelin e rrezikshëm./arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve