Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, e ka vizituar pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit të Zaporizhzhia të Ukrainës, të cilin Rusia e konsideron të aneksuar, ka thënë Moska.
“Gjatë punës në zonën e operacionit special ushtarak, Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, gjenerali i ushtrisë Sergei Shoigu, inspektoi postin e komandës së përparme të një prej formacioneve të grupit të trupave Vostok në Zaporizhzhia”, thuhet në një deklaratë të ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Është e paqartë se kur ka ndodhur udhëtimi i raportuar. Ministria e mbrojtjes publikoi një video të Shoigut duke ecur në një bunker nëntokësor, duke folur me komandantët dhe duke dhënë medalje, shkruan CNN.
“Çmimet e larta janë një vlerësim i lartë i punës suaj ushtarake”, thotë Shoigu në video. “Faleminderit për këtë. Shpresoj se do të vazhdoni t’i shërbeni me besnikëri vendit tonë, për të mirën e popullit. Urime dhe kujdesuni për veten”.
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
Vendoset gurthemeli i objektit të Komunës së Shtimes, invest...
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit