Rusia ka thënë se 1,351 ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë, thanë zyrtar të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse.
Gjeneralkolonel Sergey Rudskoy tha se edhe 3,825 ushtarë janë plagosur, që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
NATO tha më herët gjatë javës se 7,000 deri në 15,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në katër javët e para të luftës në Ukrainë.
Në shifrat e prezantuara nga Rusia duhet se nuk janë përfshirë edhe separatistët që luftojnë në lindje të Ukrainës – të cilët mbështeten nga Rusia – dhe nuk është e qartë nëse në këtë shifër përfshihen edhe trupat tjera ruse, që nuk janë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, siç janë pjesëtarët e Gardës Kombëtare.
Ukraina gjatë kësaj jave ka thënë se mbi 15,000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat ukrainase./REL
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?