Google ADS

Rusia thotë se ka nisur testimet e sistemit të ri të mbrojtjes ajrore S-500

00:42 | 25 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Zëvendëskryeministri Yuri Borisov tha sot në forumin Ushtria-2020 se Rusia ka nisur testimet zyrtare të sistemit të ri të mbrojtjes ajrore S-500.

“Fakti është se kanë nisur testimet shtetërore për konfigurimin e sistemit S-500, i cili është tashmë i gatshëm në konfigurimet e thjeshtuara, ndërsa po sigurohej pajisjet për prodhimin e tij në seri”, tha zëvendëskryeministri.

Ndërsa zëvendëskryeministri i mbrojtjes Alexei Krivoruchko kishte thënë në shkurt se specialistët e ushtrisë po testonin sistemin e fundit që sipas tij nuk ka rivalë në botë, dërgesat e të cilit pritet të nisin në 2025.

Ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Rusia po bën prej vitit të kaluar trajnimet e specialistëve për operimin e sistemit të ri në Akademinë ushtarake dhe të Forcave Ajrore në Tver./ts/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme