Ushtria e Rusisë tha më 29 nëntor se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri, me qëllim që të zmbrapsë forcat opozitare që kanë nisur një ofensivë të madhe në qytetin e Alepos, raportuan mediat shtetërore ruse.
Kryengritësit opozitarë dhe aleatët e tyre, që mbështeten nga Turqia, kanë hyrë në Alepo, qytetin e dytë më të madh të Sirisë, pasi të mërkurën nisën një ofensivë të befasishme kundër forcave qeveritare siriane, që mbështeten nga Irani dhe Rusia.
Luftimet janë ndër më vdekjeprurëse në vitet e fundit në luftën civile siriane.
“Forcat ajrore ruse kanë kryer bombardime ndaj pajisjeve dhe ushtarëve të grupeve të paligjshme të armatosura, të pikave të kontrollit, depove dhe pozicioneve të artilerisë të terroristëve”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sipas mediave shtetërore ruse.
Rusia ka pretenduar se ka “shkatërruar” 200 militantë në 24 orët e fundit.
Këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Moska është mbështetësja më e rëndësishme ushtarake e udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad, dhe përfshirja e Rusisë në konfliktin civil më 2015 ndryshoi rrjedhën e luftës në favor të forcave të al-Assadit./rel
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë