Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të enjten se kundërajrorët rusë e kanë zmbrapsur një sulm të madh ukrainas me raketa dhe dronë në rajonin kufitar Belgorod.
“Sistemet e mbrojtjes ajrore në detyrë, i shkatërruan tre raketa Vilkha MLRS, 32 raketa Vampire MLRS, dhe tre dronë mbi territorin e rajonit Belgorod”, tha Ministria ruse në një komunikatë.
Guvernatori i Belgorodit, Cyacheslav Gladkov, tha se nuk ka viktima nga ky sulm, por shtoi se u dëmtuan kampe fëmijësh nga rënia e mbetjeve të dronëve dhe raketave të rrëzuara.
Nuk ka qenë e mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur pretendimet e Rusisë për këtë sulm.
Ukraina nuk ka komentuar.
Qytetet në pjesën perëndimore të Rusisë janë përballur me sulme të vazhdueshme me dronë prej majit 2023. Për këto sulme, zyrtarët rusë e kanë fajësuar Kievin.
Zyrtarët ukrainas nuk marrin asnjëherë përgjegjësi për sulme në territorin rus, apo në Gadishullin e uzurpuar të Krimesë.
Rajoni i Belgorodit në veçanti ka qenë cak i sulmeve të mëdha. Në dhjetor 2023 u vranë 25 njerëz nga një sulm në qendër të qytetit Belgorod./rel
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...