Ushtria e Rusisë ka deklaruar se ka kryer me sukses një test të dytë të një rakete balistike.
Ministria e Mbrojtjes së vendit ka publikuar një video që tregonte të gjithë ngjarjen e nisjes së raketës RS-28 ‘Sarmat’ nga një bazë në Plesetsk në veriperëndim të Rusisë, afër Rrethi Arktik, transmeton portali arbresh.info
Sarmani është një ICBM e rëndë, që synon të zëvendësojë armaturën e “plakur” të Rusisë.
Për shkak të fuqisë që ka, NATO këtë raketë e quan “Satani 2” dhe besohet të ketë shtrirje të madhe.
Ashtu sikurse edhe me armët tjera, Vladimir Putin ka lavdëruar raketat balistike që posedon Rusia, madje ka theksuar se “ato janë më të avancuara se raketat e SHBA-ve”.
“Asnjë sistem mbrojtës raketor nuk do t’i paraqesë problem raketave ruse Sarmat”, tha Putin në një fjalim që i drejtohej kombit.
Megjithatë, ekspertët besojnë se tezat e Putinit për raketat janë të hiperbolizuara, sidomos kur vjen fjala te sistemi mbrojtës amerikan./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...