Rusia teston raketën që NATO e quan “Satani 2”

21:18 | 30 Mars 2018
Trina Galanxhi

Ushtria e Rusisë ka deklaruar se ka kryer me sukses një test të dytë të një rakete balistike.

Ministria e Mbrojtjes së vendit ka publikuar një video që tregonte të gjithë ngjarjen e nisjes së raketës RS-28 ‘Sarmat’ nga një bazë në Plesetsk në veriperëndim të Rusisë, afër Rrethi Arktik, transmeton portali arbresh.info

Sarmani është një ICBM e rëndë, që synon të zëvendësojë armaturën e “plakur” të Rusisë.

Për shkak të fuqisë që ka, NATO këtë raketë e quan “Satani 2” dhe besohet të ketë shtrirje të madhe.

Ashtu sikurse edhe me armët tjera,  Vladimir Putin  ka lavdëruar raketat balistike që posedon Rusia, madje ka theksuar se “ato janë më të avancuara se raketat e SHBA-ve”.

“Asnjë sistem mbrojtës raketor nuk do t’i paraqesë problem raketave ruse Sarmat”, tha Putin në një fjalim që i drejtohej kombit.

Megjithatë, ekspertët besojnë se tezat e Putinit për raketat janë të hiperbolizuara, sidomos kur vjen fjala te sistemi mbrojtës amerikan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme