Google ADS

Rusia teston raketën hipersonike Zircon nga fregata

23:14 | 28 Maj 2022
Trina Galanxhi

Rusia lëshoi me sukses raketën e saj hipersonike Zircon (Tsirkon) nga një fregatë, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lançimi testues u krye në Detin Barents dhe goditi me sukses një objektiv detar në një distancë prej rreth 1.000 kilometrash, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin tha se raketat e reja, të afta për të arritur një shpejtësi prej rreth 9 Mach dhe për të goditur objektiva rreth 1.000 kilometra larg, do të vihen në detyrë luftarake në të ardhmen e afërt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme