Ushtria ruse raportoi më 12 prill se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha përmes një deklarate se raketa u lëshua nga poligoni në Kapustin Jar, në jug të Rusisë. Testimi, sipas ministrisë, ishte pjesë e “testimit shtetëror të sistemeve të mundshme raketore dhe të konfirmimit të stabilitetit të raketave që aktualisht përdoren”.
Testimi arriti rezultatin e tij “në tërësi”, shtoi ministria, dhe konfirmoi “besueshmërinë e lartë të raketave ruse për të garantuar sigurinë strategjike [të Rusisë]”.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk tregoi se çfarë lloji i raketës u testua.
Rusia rregullisht kryen testime të raketave balistike ndërkontinentale dhe të raketave të tjera, teksa synon që të modernizojë arsenalin e saj./REL/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...