Forcat ruse të dislokuara pranë kufirit të Ukrainës kanë filluar të kthehen në garnizonet e tyre, thotë ministria ruse e mbrojtjes.
Gjeneralmajor Igor Konashenkov, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, ka deklaruar se “me mbarimin e aktiviteteve të stërvitjes ushtarake, si gjithmonë, marshimet do të kryhen në mënyrë të kombinuar në pikat e dislokimit të përhershëm”, transmeton portal arbresh.info
Njësitë e rretheve ushtarake jugore dhe perëndimore që kanë përfunduar detyrat e tyre tashmë kanë filluar ngarkimin e automjeteve hekurudhore dhe motorike dhe sot do të fillojnë të lëvizin në garnizonet e tyre ushtarake, shtoi ai përmes një video të publikuar në Facebook.
Kjo mund të shihet si shenjë e parë për de-përshkallëzimin e situatës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Rusia ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa ushtarake dhe paisje ushtarake përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, duke nxitur frikën se mund të pushtojë fqinjin e saj, një akuzë që Moska e ka kundërshtuar vazhdimisht.
Rusia ka kërkuar garanci nga NATO se Ukraina dhe vendet tjera ish-sovjetike të mos lejohen që t’i bashkohen aleancës së sigurisë, kërkesë të cilën aleatët perëndimorë e kanë refuzuar, duke përmendur të drejtën e të gjitha kombeve për vetëvendosje.
Njoftimi i Rusisë vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz ka planifikuar të takohet me Presidentin Vladimir Putin të martën. Putin diskutoi gjithashtu situatën e vazhdueshme me liderin e SHBA-së, Joe Biden dhe atë të Francës, Emmanuel Macron.
Të gjitha vendet perëndimore kanë kërcënuar Rusinë me sanksione, në rast se ajo vendos të sulmojë Ukrainën./Euronews/arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...