Këshilltari kyq i presidentit të Ukrainës, Oleksiy Arestovych ka thënë se beteja për qytetet lindore të Severodonetsk dhe Lysychansk ka arritur një “kulm të frikshëm”.
Oleksiy Arestovych Ai tha se forcat ruse së shpejti mund të rrethojnë dy qytetet dhe t’i shkëputin ato nga territori ukrainas, raporton BBC.
“Kërcënimi i një fitoreje taktike ruse ekziston, por ata nuk e kanë bërë ende”, ka thënë ai.
Kjo vjen pasi presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën se po përpiqet të “shkatërrojë” rajonin e Donbasit.
“Kishte sulme masive ajrore dhe artilerie në Donbas. Qëllimi i pushtuesit këtu është i pandryshuar, ata duan të shkatërrojnë të gjithë Donbasin hap pas hapi”, ka thënë Zelensky në fjalimin e tij të natës me video.
Ai përsëriti gjithashtu thirrjet e tij për udhëheqësit perëndimorë që të përshpejtojnë dërgimin e artilerisë së rëndë për trupat e tij. /arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës