Parlamenti rus do të votojë më 21 shkurt për pezullimin e pjesëmarrjes së shtetit në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), tha kreu i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin.
OSBE-ja, që ka 57 anëtarë përfshirë Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, është pasardhëse e një organizate gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, ku angazhoheshin fuqitë perëndimore dhe sovjetike.
Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, OSBE-ja gjerësisht është paralizuar nga përdorimi i vetos nga Rusia.
“Është koha t’i themi lamtumirë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, tha Volodin gjatë një takimi në Dumë, dhomën e ulët të Parlamentit rus, sipas njoftimit në ueb-faqen e Dumës.
“Organizata ka mungesë të pavarësisë, është e politizuar dhe kërcen sipas muzikës së Uashingtonit. Por, më e keqja në këtë situatë është se edhe ne paguajmë para dhe ne jemi një prej lojtarëve më të mëdhenj”.
Dy dhomat e Parlamentit rus pritet të votojnë për pezullimin e pjesëmarrjes dhe ndalimit të pagesave nga Moska për OSBE-në, tha Volodin.
Me partinë Rusia e Bashkuar – parti në pushtet që mbështet presidentin Vladimir Putin – që ka shumicën në Parlament, rezoluta për pezullimin e pjesëmarrjes në OSBE pritet të miratohet.
Duma po ashtu tha se po shqyrtohet mundësia që Rusia të largohet nga organizata të tjera ndërkombëtare, por nuk saktësoi se për çfarë organizatash bëhet fjalë.
Ukraina dhe aleatët e Baltikut, që janë fqinj të Rusisë, kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin vjetor të ministrat të Jashtëm të OSBE-së që u mbajt fundin e vitit të kaluar, për shkak se në mbledhje mori pjesë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov./rel
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...