Google ADS

Rusia sulmon me raketa në Dnipro, të paktën tre të vrarë

22:59 | 15 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Raketat ruse kanë goditur një ndërmarrje industriale në Dnipro dhe një rrugë aty pranë, me të paktën tre persona të vrarë në sulm, ka bërë me dije Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, e ka shkruar këtë në Telegram.

“Ka goditje në Dnipro. Raketat goditën një ndërmarrje industriale dhe një rrugë të frekuentuar aty pranë”, shkroi ai.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë humbur jetën dhe 15 janë plagosur nga sulmi me raketa.

“Ne po zbulojmë ende shkallën e shkatërrimit”, shtoi Reznichenko./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme