Moska e ka futur kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në listën e zezë të Rusisë duke e akuzuar për “shkatërrimin e monumenteve të ushtarëve sovjetikë”.
Ajo është liderja e parë e huaj që futet në listën e Ministrisë së Brendshme ruse, teksa marrëdhëniet mes Kremlinit dhe Perëndimit vazhdojnë të tensionohen.
Ky lajm u konfirmua nga Ministria e Jashtme ruse, e cila, nuk tregoi se kur Kallas, sekretari i Shtetit i Estonisë, ministri i Kulturës i Lituanisë, dhe rreth 60 nga 100 anëtarët e Parlamentit të kaluar të Letonisë u futën në listën e zezë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Kallasi kërkohet nga Moska për shkak të “përdhosjes së kujtesës historike”.
“Kremlini tani shpreson se ky vendim do të ndihmojë të më heshtë mua dhe të tjerët – por nuk do t’ia arrijë”, tha Kallas në një postim në rrjetin social X.
“Unë do të vazhdoj ta mbështes fuqishëm Ukrainën. Do të vazhdoj ta ngre zërin për forcimin e mbrojtjes së Evropës”, tha ajo, duke shtuar se vendimi i Rusisë nuk ishte “aspak befasues”.
Që në kohën kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vitesh Estonia, Letonia, Lituania dhe shumë ish-republika sovjetike dhe anëtare të ish-paktit të Varshavës, i kanë shkatërruar monumentet e epokës sovjetike.
Këto tri vende tani janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, si dhe e mbështesin fuqishëm Ukrainën në luftën e saj kundër forcave ruse.
Kallas u bë kryeministre e Estonisë më 2021 dhe u zotua se do t’i shkatërronte 400 monumente të cilat shihen si trashëgimi e padëshiruar nga epoka sovjetike.
Pas vendimit të Moskës liderë europian dolën në krah të kryeministres së Estonisë.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez shkroi në mediat sociale se mbështesin Kallas . Edhe presidenti i Këshillit Europian Michel shpërndau një mesazh solidariteti
“Ne nuk do të trembemi nga lufta e Kremlinit. Dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet,” shkroi Michel./euronews.al
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...