Rusia e ka sulmuar me raketa kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe rajonet e afërta të tij për herë të parë pas njw pauze pothuajse dymujore të shtunën, thanë zyrtarët ukrainas.
Po ashtu, forcat ruse i vazhduan sulmet me dronë në lindje dhe jug të Ukrainës.
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit Kiev, tha se Rusia e sulmoi kryeqytetin me një raketë balistike rreth orës 8:00 mëngjesin e së shtunës.
“Pas një pauze të gjatë prej 52 ditëve, armiku i ka rinisur sulmet raketore në Kiev”, tha Popjo në Telegram të shtunën.
“Raketa dështoi të arrijë në Kiev, mbrojtja ajrore e rrëzoi atë sapo iu afrua kryeqytetit”, shtoi ai.
Popko tha se sulmi nuk shkaktoi viktima apo dëme të mëdha në kryeqytet.
Ruslan Kravchenko, guvernatori rajonal i rajonin qendror të Kievit, tha se pesë shtëpi private dhe disa ndërtesa komerciale në atë zonë u dëmtuan. Ai tha se dy raketa ruse ranë në një fushë mes vendbanimeve.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi edhe 19 dronë iranianë, Shahed, nga 31 sosh që forcat ruse i përdorën për t’i sulmuar rajonet jugore dhe lindore gjatë natës, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës./euronews
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...