Ambasada shqiptare në Kiev dhe 5 ambasada të shteteve të tjera janë dëmtuar gjatë bombardimeve ruse. Sulmet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, ku sulmet kanë rrezikuar jetën e personelit diplomatik.
Nga shpërthimet raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar ashpër këto sulme, duke e cilësuar aktin si një shkelje të rëndë të parimeve të diplomacisë ndërkombëtare.
“Ky është një sulm ndaj mbrojtjes së personelit diplomatik dhe paprekshmërisë së misioneve diplomatike, principe që duhet të respektohen dhe zbatohet pa asnjë përjashtim’, thuhet në reagimin e ministrisë.
Për sulmet ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen duke e cilësuar si një sulm barabar ndaj misioneve diplomatike që nuk janë shënjestruar kurrë nga konfliktet.
“Raketat ruse dëmtuan ambasadën portugeze në Kiev. Asnjë përfaqësi diplomatike nuk duhet të jetë në shënjestër apo edhe të ndikohet. Ky është një tjetër sulm barbar i Rusisë ndaj objektivave civile që nuk tregon gatishmëri për paqe. Unë shpreh solidaritetin tim të plotë me stafin diplomatik”, tha Von der Leyen
Edhe përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas u shpreh se Putin po shpërfill të drejtën ndërkombëtare.
“Një tjetër sulm i tmerrshëm rus kundër Kievit. Kësaj radhe në një ndërtesë ku ndodhet Ambasada e Portugalisë dhe disa shërbime të tjera diplomatike. Mospërfillja e Putinit për të drejtën ndërkombëtare arrin lartësi të reja”, shkruan ajo në platformën X./rtsh.al/
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...