Rusia ka dënuar sulmet e SHBA-së dhe Britanisë kundër grupit rebel Houthi, sipas një zëdhënësi të Kremlinit.
“Nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare, ato janë të paligjshme”, tha Dmitry Peskov.
Peskov theksoi gjithashtu se Kremlini i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Houthi që të ndërpresin sulmet ndaj anijeve.
Rusia, e cila është kritikuar për atë që Perëndimi thotë se është një luftë e paligjshme në Ukrainë, tha se sulmi ndaj Jemenit ndodhi pa asnjë mandat nga Kombet e Bashkuara dhe ishte një “aventurë” e paligjshme nga SHBA dhe aleatët e saj.
Rikujtojmë se Kremlini ka kërkuar gjithashtu një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten. Rusia është një aleat i ngushtë i Iranit, i cili armatos, stërvit dhe mbështet Houthi-t.
Rusia dhe Kina abstenuan të mërkurën nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u kërkonte Houthit të ndalonin menjëherë sulmet e tyre ndaj anijeve dhe vuri në dukje të drejtën e shteteve anëtare të OKB-së për të “mbrojtur anijet e tyre nga sulmi”./abcnews.al
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...