Rusia sot do të shkatërrojë armët e fundit kimike

16:55 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Vladimir Putin ka njoftuar se sot Rusia do të shkatërrojë armët e fundit kimike në një ngjarje historike, ndërsa ka kritikuar homologun amerikan Donald Trump që nuk po vepron njësoj.

I pari i Kremlinit bëri njoftimin sot, duke thënë që gjithçka që Rusia ka trashëguar nga epoka Sovjetike do të zhduket, transmeton portali arbresh.info

putin-trump

Presidenti Putin gjithashtu ka përdorur fjalimin për të thumbuar Uashingtonin, ku ka thënë që Shtetet e Bashkuara nuk po kryejnë në tërësi detyrat ndërkombëtare.

“Sot municioni i fundit kimik nga rezervat e armëve kimike të Rusisë do të shkatërrohet”, tha Putin në komentet që bëri në televizion.

“Ky është një hap i madh drejt bërjes së botës moderne më të sigurt dhe të balancuar”, është shprehur presidenti rus.

Ndërsa për vonesat e Uashingtonit për të shkatërruar armët kimike për shkak të fondeve të pamjaftueshme, ai ka thënë se janë arsye të çuditshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme