Rusia ende nuk po mund të verifikojë pretendimet e Uashingtonit mbi vrasjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.
Lavrov ka theksuar se nuk ‘mund të besojë vdekjen e tij’, pasi sipas Rusisë është ‘Amerika ajo që ka ngritur grupin terrorist’, transmeton portali arbresh.info
“Abu Bakt al-Bagdadi, lideri i grupit famëkeq terrorist nuk dihet nëse është vrarë, pasi ai ishet pjellë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai për mediat ruse.
“ISIS-i si i tillë erdhi në ekzistencë, pas pushtimit të paligjshëm amerikan në Irak, rrëzimit të shtetit Irakian dhe lirimit të ekstremistëve që amerikanët i mbanin më parë në burgjet atje “, shtoi Lavrov.
Lavrov ka shtuar se Rusia ende nuk ka arritur të konfirmojë vdekjen e tij.
Presidenti amerikan Donald Trump ka lavdëruar forcat amerikane, të cilat përmes një sulmi neutralizuan liderin e grupit terrorist.
ISIS ka konfirmuar vdekjen e ish-liderit dhe para pak ditësh ka njoftuar për emërimin e një lideri të ri./arbresh.info/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde