Ministria e Jashtme e Rusisë tha më 28 gusht se ka shtuar edhe 92 qytetarë amerikanë në listën e saj të sanksioneve.
Në mesin e personave që u shtuan në listën e sanksioneve janë edhe gazetarë të The Wall Street Journal, The Washington Post dhe The New York Times.
Ministria e Jashtme ruse tha se ky vendim është në përgjigje të atyre që i cilësoi si “politika rusofobe” të Uashingtonit dhe sanksionimit të politikanëve rusë, biznesmenëve, studiuesve dhe gazetarëve, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Numri i përgjithshëm i amerikanëve që janë në listën e sanksioneve të Rusisë tani ka arritur në 2.078./rel/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”