Rusia ka shtuar forcat e saj pranë rajonit të Kharkiv në Ukrainën veriore, ku nisi një ofensivë këtë muaj, por ende i mungojnë trupat e nevojshme për një përparim më të madh në rajon, tha sot komandanti i lartë i Ukrainës.
Ukraina thotë se ka stabilizuar frontin në rajonin verilindor të Kharkivit, ku forcat ruse nisën një ofensivë ndërkufitare më 10 maj, duke hapur një front të ri pas 27 muajsh luftë.
Gjenerali Oleksandr Sirsky tha se Rusia vazhdon të dërgojë regjimente dhe brigada shtesë nga rajone të tjera dhe nga qendrat e trajnimit për të shtuar trupat e saj në dy linjat kryesore të sulmit në veri të Kharkiv.
Kjo përfshin zonën Striletsa-Liptsi midis dy fshatrave të vegjël dhe zonën pranë qytetit kufitar Vovchank ku armiqësitë po zhvillohen në rrugë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e tij po vazhdonin të forconin linjat e mbrojtjes dhe zmbrapsnin një ofensivë ruse sot pranë fshatit Staritsia në kufirin me Kharkiv.
Zëdhënësi i Gardës Kombëtare Ruslan Muzychuk tha se forcat ruse nuk përparuan në rajonin e Kharkiv një ditë më parë./abcnews.al
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...