Derisa Rusia vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë, dëmi i rëndë nga ekonomia ruse mund të ndihet për vitet në vijim.
Pushtimi i Rusisë ka hyrë tani në muajin e tretë dhe për të mbështetur ofensivën ushtarake duhen rreth 850 milionë euro në ditë tha për Newsweek, Sean Spoonts, kryeredaktor i SOFREP, një medium i fokusuar në lajmet ushtarake, transmeton Telegrafi.
Disa faktorë ndikojnë në këtë çmim, sipas vlerësimit të SOFREP. Kjo përfshin pagesën e ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë; sigurimin e tyre me municione, plumba dhe raketa; dhe koston për riparimin e pajisjeve ushtarake të humbura ose të dëmtuara.
Rusia gjithashtu duhet të paguajë për mijëra armë kritike dhe raketa lundrimi që janë shkrepur gjatë luftës, të cilat kushtojnë rreth 1.4 milionë euro secila, sipas Spoonts.
Këto shifra nuk marrin parasysh se sa mund të ketë humbur Rusia financiarisht për shkak të sanksioneve të rënda ekonomike të vendosura ndaj saj pas nisjes së agresionit në fund të shkurtit.
Këto sanksione mund të mbeten në fuqi edhe nëse Rusia tërheq trupat e saj, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë