Një gjykatë në Moskë ka ndaluar organizatat politike të lidhura me opozitarin, Alexei Navalny. Sipas vendimit të gjykatës këto organizata janë cilësuar si ekstremiste. Të gjithë aktivistët që angazhohen në këto organizata do të rrezikojnë dënime me burg.
Po ashtu të rrezikuar janë dhe ata persona që mbështesin publikisht Aleksey Navalnyn. Lidhur me këtë vendim të gjykatës, Navalny ka reaguar nga burgu nëpërmjet mediave sociale dhe ka shkruar se ai nuk do të tërhiqet nga misioni i tij.
Por u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të tij që të ndryshonin mënyrën e punës së tyre që të mos rrezikojnë burgun. Ndërkohë, direkt pas vendimit të gjykatës, fondacioni i Navalnyt, Fondacioni Kundër Korrupsionit u godit duke iu ndaluar të gjitha aktivitetet e tij.
Nga ana tjetër avokatët e opozitarit të Kremlinit kanë paralajmëruar se do të apelojnë këtë vendim.
Por me gjithë këto zhvillime Rusia po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme në Shtator dhe sipas sondazheve partia në pushtet ka humbur shumë mbështetje. Disa nga mbështetësit e Navalny do të marrin pjesë në zgjedhje duke kërkuar që të marrin pushtetin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...