Rusia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Rostovit për shkak të refugjatëve nga Ukraina

14:45 | 23 Shkurt 2022
S D

Guvernatori Vasily Golubev thotë se kjo mas u miratua pasi rajoni pa një rritje të refugjatëve për shkak të urdhrave të evakuimit nga liderët separatistë pro-rusë.

Një rajon rus në kufi me Ukrainën ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke përmendur një numër në rritje të njerëzve që mbërrijnë nga zonat e kontrolluara nga separatistët në Ukrainë pasi morën urdhra evakuimi, transmeton arbresh.info.

“Duke pasur parasysh trendin e rritjes së numrit të njerëzve që vijnë, ne e konsiderojmë të përshtatshme të vendosim një gjendje të jashtëzakonshme”, tha guvernatori i rajonit të Rostovit Vasily Golubev në një takim të shtunën, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Kreu aktual i ministrisë së emergjencave të Rusisë tha se rreth 400 persona si dhe 150 automjete u përfshinë në operacionet për të pritur njerëzit që vinin nga territori separatist, raporton trt world.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti raportoi se atyre që kalonin pikat e kontrollit u ofrohej mbështetje mjekësore dhe psikologjike.

Shërbimet e urgjencës në rajonin separatist të Donetskut kanë thënë më herët të shtunën se pak më shumë se 6600 njerëz janë evakuuar.

Ndërkohë, rajoni i Luganskut tha se 25,000 njerëz ishin larguar me dëshirën e tyre dhe autokolonat po përgatiteshin të largonin 10,000 njerëz të tjerë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme