Google ADS

Rusia shpall armëpushimin në Mariupol

08:29 | 31 Mars 2022
A. B.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka shpallur armëpushim në Mariupol, për t’i lejuar banorët të evakuohen nga ky qytet i rrethuar.

Korridoret humanitare në Mariupol dhe Zaporizhzhia përmes portit Berdiansk që kontrollohet nga forcat ruse, do të hapet nga ora 10, ka njoftuar zyra e ministrisë ruse, raporton AFP.

Ata gjithashtu theksuan se agjencia për refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, do të asistojnë në operacionin e evakuimit.

“Për të pasur sukses operacioni humanitar, propozojmë të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të agjencisë për refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar”, është thënë ndër tjera.

Javën e kaluar, kryetari i këtij qyteti Vadym Boichenko, ka pranuar se rreth 160 mijë qytetarë kanë ngecur të ngujuar në qytetin por – pa ngrohje, ujë e ushqim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme