Rusia shënon rritje të numrit të të infektuarve

16:17 | 1 Qershor 2020
Arbresh.info

Rusia të hënën ka raportuar së paku 9,035 raste me COVID-19 brenda 24 orëve, kurse numri i përgjithshëm ka arritur në 414,878 të infektuar.

Rusia deri më tani ka raportuar edhe 4,855 viktima, mirëpo kjo shifër nuk besohet të jetë e saktë.

Moska ka filluar lehtësimin e masave të izolimit të hënën, duke lejuar rihapjen e dyqaneve dhe duke lejuar qytetarët të dalin për shëtitje me kohë të caktuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme