Rusia e ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të të vdekurve nga Covid-19.
Brenda 24 orëve janë shënuar 852 viktima, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info
Besohet se në këtë gjendje po ndikojnë varianti Delta dhe hezitimi i popullsisë për t’u vaksinuar.
Shifra e re e rasteve fatale e çon në 205.531 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga pandemia në Rusi. Ky njëkohësisht është numri më i madh i viktimave në Evropë.
Rekordi i viktimave të pandemisë në Rusi u shënua edhe të premten e javës së kaluar.
Pavarësisht rekordit, autoritetet ruse janë akuzuar se i kanë zvogëluar shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve.
Ndyshe Rusia është e pesta në botë me mbi shtatë milionë raste me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa fushata e vaksinimit nuk është zhvilluar në masë të kënaqshme. /arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...