Rusia ka shënuar përsëri rekord të rasteve fatale ditore nga Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar në këtë shtet ka arritur në nëntë milionë.
Task-forca kombëtare për koronavirusin të shtunën raportoi 1.241 të vdekur, dy më shumë se rekordi i mëparshëm, i shënuar të mërkurën, shkruan Associated Press.
Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe mbi 39.000 raste të reja infeksionesh, duke e çuar në rreth 9 milionë e 30 mijë numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë.
Rusia mori vendim për një javë pushim në fillim të këtij muaji me qëllim të luftimit të përhapjes së virusit. Në kuvend të premten u paraqitën dy projektligje me qëllim që të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.
Nëse miratohen, projektligjet do ta kufizonin qasjen në shumë vende publike si dhe udhëtimet brenda e jashtë vendit për ata që nuk janë vaksinuar e që nuk e kanë kaluar Covidin, me përjashtim të atyre që kanë arsye të posaçme shëndetësore për të mos e marrë vaksinën.
Faji për shkallën e lartë të viktimave e infeksioneve po u lihet numrit të ulët të personave të vaksinuar, sjelljes së pakujdesshme të publikut rreth masave parandaluese dhe mungesës së vendimeve nga qeveria për të sjellë masa më të rrepta./arbresh.info/
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...
Me arritjen e marrëveshjes e armëpushimit ndërmjet Izraelit ...