Rusia shënon rekord të viktimave nga koronavirusi

16:20 | 19 Nëntor 2021
A. B.

Rusia përsëri ka shënuar rekord të të vdekurve nga Covid-19 për të tretën ditë radhazi.

Task-forca shtetërore për koronavirusin të premten raportoi 1.254 të vdekur, tre më shumë se të enjten dhe shtatë më shumë se të mërkurën, shkruan Associated Press transmeton arbresh.info

Përpos viktimave, gjatë 24 orëve të fundit u raportuan edhe 37.156 raste të reja të të infektuarve. Numri ditor i infeksioneve duket se ka filluar të bjerë në javët e fundit, por ende mbetet më lart se në valët e kaluara të pandemisë.

Përkeqësimi i gjendjes me pandeminë në Rusi po ndodh në kohën kur ende ka shkallë të ulët të vaksinimit dhe sjellje të shkujdesur të publikut në lidhje me masat mbrojtëse kundër virusit.

Më pak se 40 për qind e popullsisë gati 146-milionëshe të Rusisë është vaksinuar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme