Rusia shënon numrin më të madh të viktimave ditore nga COVID-19

11:14 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Me 439 vdekje të reja regjistrohet shifra “më e lartë e vdekjeve ditore” dhe me 21.608 raste të reja, numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.858.568.

Me 439 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, në Rusi shënohet shifra “më e lartë e vdekjeve ditore” që nga fillimi i pandemisë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 21.608 raste të reja, numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.858.568, ndërsa me 439 vdekje të reja regjistrohet shifra “më e lartë e vdekjeve ditore”, duke e rritur në 32.032 numrin gjithsej të viktimave.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,1 për qind është rritur në 1,2 për qind.

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.997 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 491.542, ndërsa me 71 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 7.573.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 591 mijë teste të COVID-19, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 66,7 milionë.

COVID-19 në Rusi

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Me 21.798 raste të shënuara më 9 nëntor, në vend u regjistrua “shifra më e lartë e rasteve ditore”.

Në kuadër të masave të ndërmarra kundër COVID-19 në Rusi më 28 tetor hyri në fuqi vendosja e detyrueshme e maskave në hapësira publike, në mjetet e transportit publik, në taksi, në parkingun e automjeteve dhe në ashensorë.

Përveç Moskës, në të gjitha qytetet e vendit gjatë orës 23:00-06:00 janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, restorante, bare dhe kafene./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme