Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi u regjistruan 5,488 raste të reja të koronavirusit.
Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 1,057,362, që është shifra e katërt në botë. Para Rusisë janë Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 119 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në Rusi shkoi në 18,484, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Sipas agjencisë Tass, mbi 165 mijë persona janë duke marrë trajtim për t’u shëruar nga koronavirusi në mbarë Rusinë.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga sëmundja e re në këtë shtet ka shkuar në 873,535 pasi për një ditë u shëruan 5,428 persona. Kthyer në përqindje, i bie se 82.6 për qind e personave të infektuar janë shëruar.
Pavarësisht numrit të madh të personave të infektuar, shkalla e vdekshmërisë së pacientëve me Covid-19 është relativisht e ulët, sidomos në krahasim me disa vende.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...