Rusia ka nisur tri raketa drejt rajonit të Kievit në orët e para të 23 qershorit, teksa rritet numri i viktimave nga sulmet me bombë ruse në qytetin e Harkivit, një ditë më parë.
Forca ajrore e Ukrainës ka thënë se ka rrëzuar dy prej tri raketave të nisura në rajonin e Kievit.
Është e paqartë nëse raketa e tretë ka shkaktuar dëme.
Për këtë sulm është raportuar pak pasi Rusia ka nisur sulme të shkallës së gjerë, me raketa dhe dronë, për të shënjestruar infrastrukturën ukrainase të energjisë.
Sulmet kanë dëmtuar sistemet e shpërndarjes së energjisë në rajonet e Zaporizhjas dhe Lvivit.
Kompania Ukrenerho ka thënë se sulmi ka qenë i teti i shkallës së gjerë që ka shënjestruar rrjetin elektrik në tre muajt e fundit.
Bombardimet në Harkiv, qytetin e dytë më të madh Ukrainës, janë përshkruar si sulm ndaras.
Tre njerëz janë vrarë në Harkiv, ndërsa të paktën 56 janë plagosur, sipas autoriteteve ukrainase.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka bërë thirrje së fundmi për marrjen e masave për të mbrojtur sistemin ukrainas të energjisë, ka thënë më 22 qershor se Rusia ka lëshuar më shumë se 2.400 bomba në Ukrainë këtë muaj, 700 vetëm në Harkiv.
Zelensky ka përsëritur lutjen ndaj Perëndimit për mbrojtje shtesë ajrore dhe që Ukrainës t’i mundësohet që të shkatërrojë aeroplanët luftarakë rusë “kudo që janë”.
Më 23 qershor, zyrtarët rusë kanë bërë të ditur se Ukraina ka lëshuar dhjetëra dronë në territorin rus.
Dronët besohet se kanë arritur në rajonet Brajansk dhe Smolensk, por nuk është raportuar për viktima./rel
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...