E quajti burrë guximtar.
Presidenti rus, Vladimir Putin, këtë epitet ia dha homologut të tij të ardhshëm, Donald Trump, me të cilin pohoi se ishte impresionuar që në ditën e atentatit kur ky i fundit u qëllua në vesh.
Më këtë ndjenë respekti për të, në forumin ndërkombëtar në Soci ia uroi fitoren vendimtare republikanit në zgjedhje presidenciale të Amerikës.
Megjithatë, Putin këtë urim nuk ia përcolli përmes telefonit, siç bëjnë shumë liderë të tjerë botërorë, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, përmes telefonit me Trump tashmë ka folur ukrainasi Volodymyr Zelenskyy, i cili u shpreh i shqetësuar për fatin e Ukrainës dhe planet e amerikanit për luftën.
Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takuan në Nju Jork në shtator, disa ditë pasi amerikani republikan kritikoi miliardat e ndihmave për Ukrainën, duke akuzuar Zelenskyyn se nuk po bën sa duhet për të dhënë fund luftës.
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, arrestohet një i mitu...
Lushtaku për Bedri Hamzën: Nuk premton kot, punon për një Ko...
21 vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Itali