Rusia ka vendosur të martën sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë Ministria e Jashtme ruse.
Sipas Ministrisë, Bidenit tani i ndalohet hyrja në Rusi.
Kjo masë është “pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të administratës aktuale amerikane”, është thënë në deklaratë.
Sanksionet do të aplikohen edhe për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s, William Burns.
Ministria ka thënë se edhe të tjerë do të preken nga sanksionet.
Pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë – më 24 shkurt – Perëndimi ka goditur Rusinë me sanksione të ashpra në disa sektorë.
Gati tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin.
Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës./REL/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...