Google ADS

Rusia rrëzon 50 dronë ukrainas gjatë natës

12:47 | 20 Prill 2024
K.B

Gjatë natës, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 50 dronë ukrainas mbi rajone të ndryshme të vendit, përfshirë Moskën. Kjo u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes, siç raporton Tass.

Ministria saktësoi se 26 dronë u shkatërruan në rajonin Belgorod, 10 në rajonin Bryansk, tetë në rajonin e Kursk, dy në rajonin Tula dhe pjesa tjetër në rajonet Smolensk, Ryazan, Kaluga dhe Moskë.

Dy persona kanë vdekur si pasojë e sulmit ukrainas në Belgorod. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori Vyacheslav Gladkov./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme