Vendbanimet ku jetojnë miliona civilë, po zbrazen si pasojë e bombardimeve intensive ajrore dhe shqetësimit se ushtria e regjimit që përparon nga toka dhe grupet me mbështetje iraniane do të kryejnë masakra.
Falë mbështetjes ajrore të Rusisë, regjimi i Bashar al Asadit dhe grupet iraniane, dalëngadalë po marrin kontrollin e Idlibit në Siri dhe po mbizotërojnë në vendbanimet e zbrazura nga civilët që largohen nga frika, raporton Anadolu Agency (AA).
Regjimi i Asadit dhe grupet me mbështetje iraniane të cilët marrin fuqi nga sulmet e ashpra ajrore të Rusisë, po përhapin tmerr në rajonin e deeskalimit Idlib të Sirisë.
Vendbanimet ku jetojnë miliona civilë, po zbrazen si pasojë e bombardimeve intensive ajrore dhe shqetësimit se ushtria e regjimit që përparon nga toka dhe grupet me mbështetje iraniane do të kryejnë masakra.
Mesatarisht çdo ditë rreth 10 mijë civilë nga rajoni i deeskalimit Idlib përfshirë edhe pjesën periferike të Halepit po migrojnë drejt kufirit Siri-Turqi.
Ndërkohë që edhe qindra mijëra civilë që janë zhvendosur më parë drejt zonave më të sigurta, janë larguar nga vendet e tyre drejt territoret në afërsi të kufirit me Turqinë.
Merren nën kontroll Maarat Al-Numan dhe dhjetëra vendbanime
Fakti që Rusia, regjimi i Asadit dhe Irani kanë përqendruar sulmet e tyre ndaj vendbanimeve civile nga vijat e frontit ku ndodhen opozitarët e armatosur dhe grupet kundër egjimit, tregon se duan ta zbrazin dhe ta bëjnë Idlibin një zonë pa njerëz.
Ushtria e regjimit dhe grupet nën komandën e Iranit duke përparuar falë Rusisë, marrin kontrollin e komunave dhe fshatrave të evakuuara. Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij që kërcënojnë miliona civilë kanë marrë nën kontroll rrethin Maarat Al-Numan dhe dhjetëra vendbanime të tjera.
Forcat e regjimit me mbështetjen edhe të Rusisë, brenda ditës kanë marrë nën kontroll edhe 6 vendbanime të tjera në pjesën juglindore të Idlibit.
Rusia, regjimi dhe terroristët me mbështetje iraniane të cilët kanë vendosur në objektiv rajonin e deeskalimit Idlib, kanë shkaktuar që në afërsi të kufirit me Turqinë të migrojnë rreth 1 milionë e 300 mijë civilë vetëm nga fillimi i vitit 2019 e deri më tani. Po ashtu gjatë bombardimeve kanë humbur jetën më shumë se 1.600 civilë të tjerë.
Në anën tjetër, theksohet se 10 civilë humbën jetën dhe 37 të tjerë u plagosën pasi avionët luftarakë të Rusisë shënjestruan gjatë natës një spital dhe një furrë në rajonin Ariha në jug të Idlibit. Ndërsa ministria ruse e mbrojtjes mohoi lajmet lidhur me sulmin ndaj spitalit dhe pretendoi se Rusia nuk kishte ndonjë rol në sulm.
Deklarata e Erdoğan-it për Idlibin
Dje presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë kthimit nga vizita e tij në Senegal lidhur me Idlibin për gazetarët u shpreh:
“Me Rusinë ka pasur disa marrëveshje si në Soçi edhe në Astana. Nëse Rusia i qëndron besnike këtyre marrëveshjeve edhe ne do të vazhdojmë këtë rrugë me të njëjtën besnikëri. Aktualisht Rusia nuk i qëndron besnike marrëveshjes Astana dhe të Soçit. Kolegët tanë janë duke kryer bisedime me bashkëbiseduesit e tyre, ku i kanë shprehur se ‘nëse i ndaloni këto sulme në Idlib ndalojini, nëse jo durimi ynë po soset. Pas kësaj edhe ne do të bëjmë atë që është e nevojshme‘. Kohët e fundit nga Halepi po kryhen goditje drejt anës tonë. Këto i kemi duruar deri në një masë, por pas kësaj ne i kryejmë vetë punët tona”.
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...
Vetura përplas për vdekje një 50-vjeçar që lëvizte me biçikl...