Rusia refuzonë të përgjigjet nëse do të fillojnë luftën nukleare për shkak të Ukrainës

13:48 | 16 Qershor 2022
K.B

Dimitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, nuk është përgjigjur në pyetjen se a ekziston mundësia e luftës nukleare, pavarësisht këmbënguljes se lufta e Putin në Ukrainë nuk do të duhet të pengojë asnjë marrëveshje mes Rusisë dhe SHBA-së për “frenimin” e garës të armëve bërthamore.

Petkov, bashkë me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, kanë thënë se në luftën e Ukrainës do të përdoren vetëm armët konvencionale, megjithëse televizioni shtetëror rus, i cili reflekton mendimet e Kremlinit, gjatë gjithë kohës ka folur për mundësinë e një lufte bërthamore, shkruan Newsweek.com, transmeton arbresh.info.

Peskov i u shmang pyetjes për mundësinë e një lufte bërthamore, ndërsa për RIA Novosti tha: “unë besoj se një media duhet të jetë aq profesionale sa që të mos bëjë pyetje të tilla, e edhe ata që janë duke u intervistuar duhet të jenë aq të mençur sa të mos përgjigjen në këto pyetje”.

Spektri i armëve bërthamore ka mbetur si hije në luftën e Ukrainës, prej se Putin me 27 shkurt, vetëm tre ditë pas fillimit të luftës, urdhëroi forcat e tij nukleare që të jenë në gjendje të lartë gatishmërie.

Në prill, Rusia e kreu me sukses testin e raketës Sarmat, një raketë nukleare balistike me kapacitet veprimi ndërkontinental, raketë kjo për të cilën Putin tha se do t’i bëjë kundërshtarët e tij të mendojnë dy herë para se të veprojnë.

Ndërsa ekspertët kanë hedhur dyshimet e tyre në çështjen se nëse Putin do t’i përdorte armët nukleare në rast se lufta do të kthehej kundër tij. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme