Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kritikuar kërkesën e ministrit të Ekonomisë së Serbisë, Radeta Basta, që Qeveria serbe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
“Disa sjellje të çuditshme: Amerika po i bën presion Serbisë, dhe ministri serb po kërkon kundërshtimin e Rusisë. Ndoshta është më mirë nëse ministri serb do të fliste ashpër kundër presionit ndaj shtetit të tij?”, shkroi Zakharova në llogarinë e saj në Telegram.
Deri më tani, ky është reagimi i vetëm i Rusisë për deklaratën e bërë nga Basta më 13 mars.
Ministri serb deklaroi se Serbia po përballet me presion, pasi siç tha ai, nuk iu bashkua sanksioneve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vendosën ndaj Moskës.
“Rusia, për dallim nga SHBA-ja, gjithmonë ka respektuar Serbinë dhe popullin e saj. Dhe çështja nuk ka të bëjë vetëm me të vërtetën historike, por me një fakt të qartë: me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj Serbisë nuk do të ndalojë, por vetëm do të rritet”, tha Maria Zakharova.
Basta është ministri i parë i Qeverisë serbe, i cili që ka nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, publikisht është deklaruar në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Ai ka shpjeguar se kjo do të duhej të bëhet për shkak të ekonomisë serbe dhe interesave kombëtare.
“E shoh sesa presion po vendoset mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe nuk mund të pranoj që të vazhdojmë të jemi të heshtur”, deklaroi ministri serb i Ekonomisë.
Ministri Basta është zyrtar i partisë Serbia e Bashkuar që është partnere e koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë të Ivica Daçiqit.
Këto parti janë në pushtet së bashku me Partinë Progresive Serbe të presidentit Vuçiq.
Ivica Daçiq, që është ministër i Jashtëm i Serbisë, tha se partia e tij mbështet qëndrimin e marrë vitin e kaluar nga Këshilli për Siguri Kombëtare i shtetit.
“Serbia dënon shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por nuk është në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Daçiq më 13 mars.
Ai tha se qëndrimi i ministrit Basta nuk paraqet qëndrimin e partnerëve të koalicionit.
Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në BE, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Serbia, që gëzon raporte të ngushta me Rusinë, po ashtu është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, por ka përkrahur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që kanë dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës./rel
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...