Rusia raporton vdekjen e parë nga COVID-19

12:45 | 19 Mars 2020
Arbresh.info

Rusia ka njoftuar që një grua 79-vjeçare me koronavirus dhe probleme përcjellëse shëndetësore ka vdekur nga pneumonia, rasti i parë me vdekje nga pandemia.

Ndërkohë Italia, vendi më i prekur nga koronavirusi jashtë Kinës, ka raportuar 475 vdekje të reja nga COVID-19, në kohën kur bota ka shtrënguar përpjekjet kundër pandemisë duke mbyllur shkollat, qytetet dhe kufijtë, transmeton portali arbresh.info.

Mbretëria e Bashkuar ishte e fundit që njoftoi se do të mbyllte shkollat. Ndërkohë, SHBA dhe Kanada kanë mbyllur kufirin e tyre për të gjithë trafikun thelbësor.

Gati 220,000 njerëz tani janë konfirmuar me koronavirusin globalisht, dhe ndërsa të paktën 84,000 njerëz janë shëruar nga COVID-19, më shumë se 8,800 kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA./arbresh.info/

Territoret me raste të konfirmuara të COVID-19

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme