Rusia raporton mbi 110 mijë raste të reja me COVID-19

19:02 | 29 Janar 2022
A Z

Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar mbi 110 mijë raste të reja me COVID-19, teksa varianti Omicron është shpërndarë në gjithë vendin.

Task-forca shtetërore e koronavirusit raportoi 113 mijë e 122 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit – kjo si niveli më i lartë i të gjitha kohërave dhe një rritje shtatëfishore nga fillimi i muajit, shkruan AP.

Po ashtu 668 persona raportohen të kenë vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve të Rusisë për pandeminë në 330 mijë e 111 viktima që mes tjerash llogaritet si shifra më e lartë e viktimave në Evropë.

Pavarësisht rritjes së infeksioneve, autoritetet kanë shmangur vendosjen e ndonjë kufizimi të madh për të frenuar rritjen, duke thënë se sistemi shëndetësor është përballur me fluksin e pacientëve.

Të ngjashme