Ishulli i vogël ukrainas Zmiinyi në Detin e Zi është pushtuar nga forcat ruse, tha Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës në një deklaratë të postuar në Facebook të enjten vonë.
Shërbimi i rojes kufitare tha se infrastruktura në ishull u shkatërrua pas një sulmi ajror dhe granatimeve nga artileria e rëndë, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Sipas postimit, komunikimet me rojet kufitare dhe forcat e armatosura në ishull u ndërprenë.
Ishulli Zmiinyi, ose “Ishulli i Gjarpërinjve”, është një nga vendbanimet më jugore të vendit. Ishulli, i cili është afërsisht 20 milje në jug nga bregu i Ukrainës, luan një rol të rëndësishëm në vendosjen e kufijve të ujrave territoriale në Ukrainë.
Popullsia e vogël e ishullit përbëhet kryesisht nga roje kufitare.
Shërbimi i rojes kufitare tha në një deklaratë se ishulli ishte “kapur nga armiku” bazuar në informacionin e fundit që mori. Ai shtoi se forcat ruse kërkuan që ata që mbronin ishullin të dorëzoheshin./arbresh.info/
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan
Sveçla viziton tregun lokal të Sharrit: Do të punojmë për zh...
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...