Rusia propozon një armëpushim të ri

21:57 | 8 Mars 2022
KRG

Rusia ka shpallur një armëpushim të ri në Ukrainë duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit të së mërkurës, duke thënë se është gati të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, së bashku me qytetet e tjera të negociuara me palën ukrainase.

Mediat ruse raportuan parametrat e armëpushimit duke cituar Shtabin Koordinues Rus për Reagimin Humanitar në Ukrainë, shkruan CNN.

Rusia këmbëngul në nevojën e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve.

Pala ruse propozon që Kievi të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare të vendosura në territorin e Ukrainës për armëpushimin dhe sigurimin e korridoreve humanitare deri në orën 3 të mëngjesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme