Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontrollin edhe të një fshati tjetër në lindje të Ukrainës. Ky është përfitimi i fundit territorial nga Moska gjatë pushtimit të saj të Ukrainës.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat “kanë marrë kontrollin e fshatit Arhengelske” në rajonin e Donjeckut.
Ky fshat i vogël në vijën e frontit gjendet afër qytetit Oçertejne, të cilit Rusia pretendoi më herët gjatë këtij muaji se e ka marrë nën kontroll.
Policia ukrainase, ndërkaq, tha se tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë sulmeve ruse në Donjeck, ku janë regjistruar më shumë se 1.800 sulme ditën e kaluar.
Rusia nisi një ofensivë në rajonin e Harkivit më 10 maj, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të armatimit./rel
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...