Rusia tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e dy fshatrave në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa forcat e Moskës po vazhdojnë të avancojnë drejt qytetit të Pokrovskit, në veriperëndim të kryeqytetit rajonal.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat e saj morën kontrollin e fshatrave Porgres dhe Jevgenivka, që gjenden disa kilometra larg njëri-tjetrit.
Një ditë më herët, Rusia pretendoi se mori nën kontroll fshatin Lozuvatske, një prej disa fshatrave që ka thënë se ka kapur gjatë këtij muaji në rajonin e Donjeckut.
Së fundi, Kremlini ka përqendruar ofensivën e tij në këtë rajon, të cilin pretendoi se e ankesoi disa muaj pasi nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi mëngjesin e 28 korrikut se ka zmbrapsur 29 sulme në këtë zonë, ku Rusia po tenton të dislokojë njësitë e saj./rel
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...