Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, i kumtoi presidentit rus Vladimir Putin se enklava ukrainase Luhansk, që vetëshpalli pavarësi, tashmë është plotësisht nën kontrollin e Moskës, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Pas operacioneve të suksesshme ushtarake, forcat ruse dhe Milicia Popullore e Luhanskut vendosën kontroll të plotë mbi qytetin Lysychansk dhe disa vendbanimeve aty pranë”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.
Në deklaratë theksohet se ministri Shoygu i raportoi Putinit “çlirimin e Republikës Popullore të Luhanskut”.
“Sipërfaqja e përgjithshme e territoreve të çliruara gjatë ditës së kaluar ishte 182 kilometra katrorë”, tha ministria.
Donetsk dhe Luhansk, dy enklava të rajonit ukrainas Donbas, në kufi me Rusinë, ishin skena e një kryengritjeje të mbështetur nga Rusia duke filluar në vitin 2014, kur Rusia aneksoi ilegalisht Gadishullin e Krimesë të Ukrainës.
Presidenti Putin njohu “pavarësinë” e këtyre dy enklavave pak para fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt.
Ashtu si me Krimenë, i gjithë Donbasi ende njihet ndërkombëtarisht si territor ukrainas dhe forcat e armatosura të vendit vazhdojnë të luftojnë për të.
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...