Rusia po shqyrton pranimin e Bitcoin si pagesë për eksportet e saj të naftës dhe gazit, sipas një ligjvënësi të rangut të lartë.
Pavel Zavalny thotë se vendet “miqësore” mund të lejohen të paguajnë në kriptomonedhë ose në monedhat e tyre lokale, transmeton portal arbresh.info
Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin e saj me rubla.
Lëvizja mendohet se ka për synim të nxisë rritjen e monedhës ruse, e cila ka humbur mbi 20 përqind të vlerës këtë vit.
Sanksionet e vendosura nga Britania e Madhe, SHBA dhe Bashkimi Europian, pas pushtimit të Ukrainës, kanë vënë një tendosje mbi rublën e Rusisë dhe kanë rritur koston e saj të jetesës.
Megjithatë, Rusia është ende eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe furnizuesi i dytë më i madh i naftës.
Zavalny, i cili kryeson komitetin e Dumës Shtetërore të Rusisë për energjinë, tha të enjten se vendi ka qenë duke eksploruar mënyra alternative për të marrë pagesën për eksportet e energjisë.
Ai tha se Kina dhe Turqia janë ndër vendet “miqësore” që nuk janë të përfshira në presionin e sanksioneve.
“Ne i kemi propozuar Kinës për një kohë të gjatë që të kalojë në shlyerje në monedhat kombëtare për rubla dhe juan,” tha Zavalny, ndërsa shtoi se Turqia mund të paguaje me lira dhe rubla.
Analistët thanë se Rusia mund të përfitojë nga pranimi i kriptomonedhës popullore, pavarësisht rreziqeve.
“Rusia po ndjen shumë shpejt ndikimin e sanksioneve të paprecedentë,” tha David Broadstock, një studiues i lartë në Institutin e Studimeve të Energjisë në Singapor. “Ka nevojë për të mbështetur ekonominë dhe në shumë mënyra dhe Bitcoin shihet si një aset që mund të shënojë rritje”.
Megjithatë, ai vuri në dukje se vlera e Bitcoin është luhatur deri në 30 përqind këtë vit.
Ka shqetësime se oligarkët rusë mund të përdorin monedha virtuale për të shmangur sanksionet.
Kjo ka nxitur qeverinë e Ukrainës, si dhe politikanët amerikanë dhe europianë që të kërkojnë nga platform e kriptomonedhave që të ndalojnë të gjithë përdoruesit rusë.
Megjithatë, shumë firma e kanë kundërshtuar këtë.
“Disa rusë të zakonshëm po përdorin kripto-monedha si një mjet shpëtimi tani që monedha e tyre ka rënë”, tha Brian Armstrong, shefi ekzekutiv i firmës së kriptomonedhave Coinbase.
Të mërkurën, komentet e Putinit për t’i bërë vendet “jomiqësore” të paguajnë në rubla e çuan monedhën në një nivel më të lartë trejavor.
Megjithatë, shumë kontrata ekzistuese të gazit janë të dakorduara për pagesë në euro dhe është e paqartë nëse Rusia do të mund t’i ndryshojë ato.
Bashkimi Europian mbështetet tek Rusia për 40 përqind të gazit të saj./bbc/arbresh.info/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...